Letra Lottes 1934-1940

Çmimi origjinal qe: 1,200 L.Çmimi i tanishëm është: 960 L. Save 240 L (20% Off)

“Nganjëherë kam pasur ndjesinë se vetë lumturia juaj nuk kishte aq rëndësi për ju, si të mos dëshironit të kapnit tjetër veç atë që ju bie në hise, pa bërë asnjë hap në këtë …

3 stok

SKU: 9789951986991 Kategoria Tags: ,

“Nganjëherë kam pasur ndjesinë se vetë lumturia juaj nuk kishte aq rëndësi për ju, si të mos dëshironit të kapnit tjetër veç atë që ju bie në hise, pa bërë asnjë hap në këtë drejtim, si të mos kishit aq kurajë që ta dëshironit lumturinë. Ah sikur të mund t’ju ndihmoja në këtë drejtim, dhe t’ju ofroja një shembull. Gjithmonë kam dëshiruar më të mirën, dhe shpesh më është dhënë; e pikërisht atëherë kur nuk guxoja ta shpresoja, ishte dyfish më e bukur.” Këta rreshta Stefan Zweig ia shkroi më 5 gusht 1934 Lotte Altmann-it, që në atë kohë ishte që prej ca muajsh sekretarja e tij në Londër. Atë ditë, Zweig-u po largohej nga Londra dhe po nisej drejt asaj Austrie të cilën e kishte braktisur tejet i nxehur në fillim të vitit, pas një bastisjeje policore në shtëpinë e vet në Salzburg. Pak përpara këtij kthimi, kishte vajtur në Skoci bashkë me Lotte Altmann-in për të bërë ca kërkime në lidhje me biografinë e mbretëreshës Marie Stuart. As gjashtë muaj më vonë, e shoqja Friderike do ta kapte në befasi në një dhomë hoteli në Nice me sekretaren e vet, në një situatë e cila tregonte qartë se ata kishin një lidhje. Që këtej, gjatë viteve në vijim, pasuan disa përplasje të forta mes Friderike dhe Stefan Zweig-ut, të cilat çuan në divorc dhe përfundimisht në martesën e tij me Lotte Altmann-in. Megjithëse ky kapitull i biografisë së Zweig-ut është më se i mirënjohur, burimet që i zotëronim deri atëherë vinin nga vetëm një këndvështrim. Në mungesë të dokumenteve të tjera, përmendja e disa hollësirave varej kryesisht nga rrëfimet e Friderike Zweig-ut, e cila, për arsye të duk-shme, nuk ishte një dëshmitare objektive.

Vëllimi që keni në dorë, ku për herë të parë janë sjellë të gjitha letrat e njohura të dërguara nga Stefan Zweig për Lotte Altmann-in, vjen si një plotësim i serisë së botimeve të rëndësishme të letërshkëmbimit të Zweig-ut, botime këto të shfaqura këto vitet e fundit dhe që ia ndriçojnë sidomos biografinë.

Shtëpia Botuese

Pema

Numri i faqeve

347

Autori

Stefan Zweig

Komente

Nuk ka ende komente