Im atë ishte kopshtar. Tani është kopsht.
Një bir rrëfen pranë shtratit të babait të tij, me butësi dhe përkushtim, deri në mëngjesin e fundit dimëror.
I ati, nja nga ata duhanpirësit e trishtuar të lindur pas Luftës së Dytë Botërore në Bullgari, jetoi si rebel pa kauzë, me një ndjenjë të hollë vetironie. Nga një oborr i zbrazët fshati, ai krijoi një kopsht që fillimisht e shpëtoi, pastaj e vrau. Aty mbetën trëndafilat dhe qershitë, bozhuret dhe patatet, dhe historitë që s’kanë fund. Por, pa të, e shkuara e të birit fillon të çahet ngadalë, sepse fundi i etërve tanë është fundi i një bote.
***
“Ky libër është i trishtuar dhe i bukur. Flet për vdekjen e një babai… të krijon zbrazëti të madhe, por edhe të pasuron dhe të jep shpresë.” – Rosie Goldsmith, European Literature Netëork
“Etërit… janë pak të përfaqësuar në letërsi. Krahas nënave, është më e vështirë të shkruhet për baballarët, të cilët janë hije, misteriozë, ndonjëherë frikësues, shpesh të munguar…. Gospodinovi ka krijuar një vepër jetike.” Financial Times
Komente
Nuk ka ende komente