Ditën e ditëlindjes, një shkrimtar i njohur merr një letër të çuditshme, pa nënshkrim. Në rreshtat e saj të gjatë, një grua, dikur fqinja e tij, i rrëfen dashurinë e fshehtë dhe të çmendur që kishte ushqyer për të që në adoleshencë. Teksa përfshihemi në rrëfimin e një jete të tërë, përballemi me dhimbjen e një dashurie të pashpërblyer, me vetminë, por edhe me mungesën e ndjeshmërisë. Stefan Cvajg, portretist i jashtëzakonshëm i emocioneve, sjell imazhin e një dashurie absolute, të pakushtëzuar, të fshehtë dhe obsesive, në një vepër që me të drejtë renditet ndër klasikët e letërsisë së shekullit XX.
“Një njeri që e adhuronin të gjithë, sepse shkruante libra, sepse ishte i famshëm në tërë botën e madhe – sa e lumtur ndihesha që e zbuloja te një djalosh që s’ishte më tepër se njëzet e pesë vjeç, që ishte elegant dhe gazmor si një djalë i vogël! A duhet, vallë, të të them edhe një herë se që atë ditë, në banesën tonë, në të gjithë rruzullimin tim të varfër dhe të vogël, asgjë nuk më interesoi më veç teje?”
“Prekës dhe këndellës. Këta mbiemra nuk janë një lavdërim i zbehtë. Cvajgu na duket kaq i afërt me lexuesin e sotëm, sepse në vend që të ishte nismëtari i ideve të mëdha, ai ishte mjeshtri i rrëfimit, vëzhguesi i zjarrtë e i kujdesshëm i zakoneve, i të metave, pasioneve dhe gabimeve njerëzore.”
The New York Times
“Me mjeshtëri të jashtëzakonshme, Cvajgu vizaton në këtë novelë psikogramën prekëse të një pasioni të pashpresë.”
Frankfurter Allgemeine Zeitung
KLASIKËT BOTËRORË
STEFAN ZWEIG është një ndër autorët më të lexuar të gjysmës së parë të shekullit XX. Vepra e tij, që përfshin romane, tregime, ese, biografia dhe poezi, karakterizohet nga humanizmi, ndjeshmëria dhe kthjellësia e lartë melankolike.
VEDAT KOKONA ishte shkrimtar, leksikograf e përkthyes, ndër më të njohurit e shekullit XX. Përveç fjalorëve të shumtë, Kokona ka sjellë në gjuhën shqipe kryevepra të letërsisë botërore.
Komente
Nuk ka ende komente