Frankenshtajni i Meri Shellit përzien llahtarinë gotike me romancën duke dhënë një rrëfim që është i njohur botërisht dhe mjaft i rëndësishëm.
Frankenshtajni është një student riosh dhe idealist i filozofisë natyrore që, pasi gjeti të fshehtën jetëdhënëse, krijon një qenie të gjallë. Krijesa e përbindshme, ndonëse zemërdhembshur dhe me natyrë të butë, u ngjall frikë të gjithë atyre që e shohin, prandaj duhet të fshihet nga sytë e shoqërisë njerëzore.
Gjithnjë i vetmuar e i braktisur, përbindëshi hidhërohet dhe bëhet mizor duke kërkuar të marrë hak me çdo kusht ndaj krijuesit të ver. Në zgjidhjen dramatike në të cilën Frankeshtajni e ndjek krijesën e tij për ta vrarë deri në Arktik, Meri Shelli zbulon pasojat e tmerrshme që vijnë kur vihet në lojë Zou.
Komente
Nuk ka ende komente