Krenari dhe paragjykim

Çmimi origjinal qe: 1,200 L.Çmimi i tanishëm është: 960 L. Save 240 L (20% Off)

Krenari dhe paragjykim, ndër kryeveprat e letërsisë së përbotshme, no meron mhi 20 milionë kopje të shitura, duke u shndërruar në frymë aim për shumë përshtatje dramatike e filma. I …

3 stok

SKU: 9789951986939 Kategoria Tags: ,

Krenari dhe paragjykim, ndër kryeveprat e letërsisë së përbotshme, no meron mhi 20 milionë kopje të shitura, duke u shndërruar në frymë aim për shumë përshtatje dramatike e filma. I studiuar gjatë e bollë nga kritikët, libri vazhdon ende sot të konsiderohet si një nga librat me ndikimin më të madh në rrjedhën e përgjithshme letrare.

Ngjarja në libër është e vendosur në një fshat anglez, që gjendet fare pranë Londrës, dhe shpërfaq kronikën e jetës së familjes Benet dhe pesë vajzave të tyre të moshave 15-23 vjeç: Xheni, Elizabeta, Maria, Katerina dhe Lidia. Ajo që rrëmben vëmendjen është Elizabeta, e dyta nga të pesë motrat, një vajzë 20-vjeçare e pavarur, me një sens te shkëlqyeshëm humori, jeta e së cilës ndryshon kur takon Darsin. Ky i fundit krijon lidhje sublime me Elizabetën, pasi konsideron se ajo ishte e vetmja që e kishte parë me një palë sy ndryshe nga të tjerët.

Me një satirë të mprehtë shoqërore, Jane Austen sjell këtë vepër dhe shndërrohet në ikonë të feminizmit dhe referencë e pakalueshme sa herë flitet për të

Historia e dashurisë që sjell Austen me Krenari dhe paragjykim, kon siderohet si nga më të bukurat e letërsisë angleze. Universi i ndërtuar nga autorja përplas të kaluatën dhe të tashmen, si dy entitete që për jashtohen dhe prapë komunikojnë, materializmin dhe ndjeshmë rinë, të vërtetën dhe gënjeshtrën, si dhe, më e rëndësishmja, botên femërore dhe botën mashkullore, Jo më kot romani nis me fjalinë: “Eshtë një e vërtetë e pranuar nga të gjithë se një burrë i pasur, besgar, nuk ka si të mos jetë në kërkim të një gruaje.”

Romani shfaq rëndësinë e madhe që ka edukimi në zhvillimin e ka rakterit dhe moralit te të rinjtë, duke hedhur poshtë idenë se pozita shoqërore dhe pasuria janë ato që përbëjnë përparësi te njerëzit.

Shtëpia Botuese

Pema

Numri i faqeve

382

Autori

Jane Austen

Komente

Nuk ka ende komente