Atë natë, deti ishte i qetë. Mbi sipërfaqen e lëmuar, të bronxtë rrëshqiste ngadalë, duke kërkëllitur, një anije turke. Trupat gjysmëlakuriq të rremtarëve shkëlqenin nga djersa, si të ishin lyer me vaj. Ata përkuleshin përpara, pastaj i jepnin fort trupit prapa, duke tërhequr pas vetes remat e mëdha e të rënda. Sa më pak frynte erë, aq më shumë fishkëllente kamxhiku i mbikëqyrësit, duke lënë vraga të kuqe mbi kurrizet e zhveshur. Në kuvertë, detarët i kryenin detyrat me të shpejtë, në heshtje, sikur diçka e keqe, ogurzezë t’u rëndonte mbi krye. Timonieri manovronte me ngadalë dhe me kujdes. E tërë qenia e tij ishte bërë njësh me drurin e trashë që shtrëngnte. Nuk ishte hera e parë që udhëtonte këtyre brigjeve. I njihte mirë shkëmbinjtë e tyre të nënujshëm, ku kishin ngelur me dhjetëra anije. Kishte rrahur kushedi se sa detra, po ky i Arbërit i qe dukur gjithmonë ters. Sa herë që kalonte pranë këtyre shkrepave, ndiente një si boshllëk në bark dhe i përzihej. E çuditshme, asgjëkundi tjetër nuk i ndodhte kjo gjë. Tha me zë të ulët disa lutje, por prapë shqetësimi s’i ndahej. Ashtu si heshtja dhe errësira që e mbështillnin nga të gjitha anët. Iu këputi një të sharë skllevërve që mezi u jepnin remave, dhe nguli përsëri vështrimin përpara.
Shpatat nuk ndryshken
Çmimi origjinal qe: 700 L.420 LÇmimi i tanishëm është: 420 L. Save 280 L (40% Off)
Atë natë, deti ishte i qetë. Mbi sipërfaqen e lëmuar, të bronxtë rrëshqiste ngadalë, duke kërkëllitur, një anije turke. Trupat gjysmëlakuriq të rremtarëve shkëlqenin nga djersa, si të …
5 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
| Shtëpia Botuese | Aedition |
|---|---|
| Numri i faqeve | 204 |
| Autori | Virgjil Muçi |
Komente
Nuk ka ende komente