Libra Me Aktivitete

Libri i madh i lojërave

Çmimi origjinal qe: 1,200 L.Çmimi i tanishëm është: 1,080 L. Save 120 L (10% Off)

Në stok

Ky libër do t’i çojë lojtarët në vende fantastike e përrallore ku jetojnë magjistarë, zana, fëmijë aventurierë dhe kafshë që flasin. Është në dorën tënde të zgjedhësh nëse …

Ka stok

SKU: 9789928240880 Kategoria Tag:
  • Shtëpia BotueseAedition
  • Numri i faqeve22
  • AutoriGrup Autorësh

Ky libër do t’i çojë lojtarët në vende fantastike e përrallore ku jetojnë magjistarë, zana, fëmijë aventurierë dhe kafshë që flasin. Është në dorën tënde të zgjedhësh nëse dëshiron të jesh njëri prej tyre, apo t’i sfidosh ata. Një gjë është e sigurt: në këtë libër janë përzgjedhur tetë lojërat më të këndshme të të gjitha kohërave dhe… ti do të argëtohesh pa fund, duke i luajtur ato! Çfarëdo loje të zgjedhësh… lojën e patës në xhunglën e Moglit, lojën e gjarpërinjve dhe të shkallëve, lojën e mullirit të Pied Piperit apo lojën “Mos u nxeh” ku mund të sfidosh kapiten Hukun… mjafton të marrësh gurët magjikë të përgatitur enkas për ty dhe t’i vendosësh në fushën e lojës. TANI… HIDH ZARIN DHE… ARGËTOHU!

Dërgesa & Pagesa

  • Dorëzim brenda 24/48 orëve.
  • Transport kudo në Shqipëri.
  • Pagesë me kartë: Visa dhe Mastercard.
  • Pagesë në dorëzim.