“Shkëlqim i rremë” është një befasi letrare e mesit të viteve ’70, e cila, me subjektin, personazhet dhe idetë e saj, na kthente rreth dyzet e pesë vjet pas, në një Tiranë krejt të ndryshme nga ajo që njihnim dhe na bënte ta jetonim! “Të tria romanet, shkruan Nasho Jorgaqi. – kanë të përbashkëta mjedise të Shqipërisë së Mesme, sidomos të Tiranës. Ato përshkojnë harkun kohor nga viti 1930 deri në vitin 1944. e në vijim deri në vitin 1955, dhe përmbajnë kronikën e jetës shoqërore dhe politike të shoqërisë së asaj periudhe.” “Shkëlqim i rremë qëndron në vitet ’30. Në qendër ka dashurinë e dy të rinjve, Merushes dhe Fatmirit, por, përveç kësaj linje romantike, e cila pëson goditje të forta, kemi para syve një tablo të gjallë të jetës së Tiranës në ato vite. Ecim në rrugët e saj dhe shohim makinën luksoze me të cilën lëviz Seit beu, hyjmë në sallonet e të pasurve dhe të të fuqishmëve, ku dëgjojmë biseda politike apo ekonomike, ku na zë veshi edhe ndonjë intrigë a komplot, takojmë gra të mësuara e të oksidentalizuara, por të pakta në numër…
Shkëlqim i rremë
1,500 L
“Shkëlqim i rremë” është një befasi letrare e mesit të viteve ’70, e cila, me subjektin, personazhet dhe idetë e saj, na kthente rreth dyzet e pesë vjet pas, në një Tiranë krejt të …
Përshkrim
Informacion shtesë
| Shtëpia Botuese | Living |
|---|---|
| Numri i faqeve | 451 |
| Autori | Dhurata Bozdo |
Komente
Nuk ka ende komente