Vetmi gruaje

800 L

Donjeta R., një grua e shenjuar nga bukuria dhe talenti, pas shumë vitesh si pianiste në Firence, kthehet në qytezën L. të atdheut të saj, e tërhequr mbase nga kujtimet e hershme. Një …

SKU: 9789928480538 Kategoria

Donjeta R., një grua e shenjuar nga bukuria dhe talenti, pas shumë vitesh si pianiste në Firence, kthehet në qytezën L. të atdheut të saj, e tërhequr mbase nga kujtimet e hershme. Një mbrëmje ajo gjendet e vdekur në banesën e saj në rrethana të mistershme. Dhjetëvjeçarë më pas, një djalosh i ri që studion për kriminalistikë, zgjedh dosjen e këtij krimi për të mbrojtur diplomën. Ndërkohë që hyn nëpër mjegullën me të cilën është veshur vrasja e gruas së bukur, që dikur e ka tronditur qytezën, djaloshi i ri do të duhet të hyjë edhe vetë në mjegullën e jetës së saj dhe të zbulojë se Donjeta R. ka qenë pjesë e një shoqërie që nuk ishte mësuar mbase të pranonte lehtë praninë e një gruaje të bukur e të talentuar si ajo, as të qenit të saj ndryshe. Kjo rendje e tij drejt së panjohurës, do të ndikojë edhe në marrëdhënien dashurore të jetës së tij. Tensioni mes të dashuruarve të dikurshëm, por dhe mes të dashuruarve të rinj, lidhje që përkojnë me të dyja kohët e historisë sonë, rritet, bashkë me shpërfaqjen e figurës së flurtë të Donjeta R.-së dhe misterit të saj. Ky triller letrar nuk është një histori e rëndomtë mbi vetminë e qenies njerëzore apo veçmas të gruas, por mbi përplasjen mes botëve të ndryshme njerëzore.

Shtëpia Botuese

Arka e Noes

Numri i faqeve

126

Autori

Flutura Açka

Komente

Nuk ka ende komente