Racë e keqe

1,600 L

Castellammare del Golfo, 1860. Ndërsa Garibaldi po përgatitet të zbarkojë në Sicili, Antonio Mon-taltos i lind një ide: të shesë një pjesë të tokave që përbëjnë pasurinë e familjes së …

SKU: 9789928816917 Kategoria

Castellammare del Golfo, 1860. Ndërsa Garibaldi po përgatitet të zbarkojë në Sicili, Antonio Mon-taltos i lind një ide: të shesë një pjesë të tokave që përbëjnë pasurinë e familjes së tij e cila gjithmonë ka prodhuar vaj dhe verë në këmbim të një anijeje të vogël me vela. Mbarë qytezës i duket si i marrë, por ai nuk luan nga e veta; e ka kuptuar para të tjerëve se po fryjnë erërat e ndryshimit dhe nuk mund të rrijë duarkryq, pra, nëse dëshiron të realizojë ambiciet e tij, duhet të shkëputet nga toka e të parëve dhe të shohë përtej oqeanit. Fillon kështu aventura e Montaltove, të cilët, midis thatësirës përvëluese të Castellammares dhe gjëmimit marra-mendës të Nju Jorkut, do të përballen me ngjarje të mëdha historike dhe do të krijojnë një perandori të ndërtuar mbi sipërmarrjet vizionare të Antonios, por mbi të gjitha mbi ngulmimin e bashkëshortes së tij, Rozarias, që hedh themelet e një projekti që shkon përtej kohës së tyre: krijimin e një banke amerikane me një presidente grua. Rreth tyre dhe gjashtë fëmijëve, janë një mori figurash të paha-rrueshme, përfshirë Biankën, vajzën e re që, pasi la jetën në Sicili për të ndjekur zonjën Rozaria, rindërton jetën si barnatare në Nju Jork. Dhe Nikolën, dashurinë e saj të fshehtë, i cili zbulon se fantazmat mund ta ndjekin edhe përtej detit.

Me një zë mjeshtëror, Ugo Barbara sjell një rrëfim të mahnitshëm, duke e skalitur këtë histori me një ritëm të vrullshëm që gëzon elementet e një romani të madh: personazhe thellësisht njerëzore, dashuri dhe fate për t’u përmbysur! Romani Racë e keqe ndjek ngjitjen e një familjeje të jashtëzakonshme që përballet me trazirat e historisë dhe mallkimin që godet ata që nuk mjaftohen me të tashmen e zakonshme.

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

551

Autori

Ugo Barbara

Komente

Nuk ka ende komente