Çifutka e Toledos

Çmimi origjinal qe: 1,250 L.Çmimi i tanishëm është: 1,000 L. Save 250 L (20% Off)

Roman i bukur historik, vepra e fundit e autorit të shquar, i përkthyer në 25 gjuhë. Me stil tërheqës, jepet dashuria e Don Alfonsit me çifutkën bukuroshe, që e bëri të harronte shtetin dhe …

SKU: 9992731362 Kategoria

Roman i bukur historik, vepra e fundit e autorit të shquar, i përkthyer në 25 gjuhë. Me stil tërheqës, jepet dashuria e Don Alfonsit me çifutkën bukuroshe, që e bëri të harronte shtetin dhe mbretëreshën. Rrëfimi i linjës së dashurisë bëhet në sfond të pasur ngjarjesh historike, që e ushqen lexuesin me erudicion të dobishëm. Lion Fojhtvanger (1884 – 1958) vlerësohet si një nga shkrimtarët më të shquar gjermanë.

Me erudicionin dhe kulturën e tij të gjerë, me njohjen e thellë e të gjithanshme të historisë, ai ua ktheu lexuesve të shumtë nëpër botë dashurinë e humbur për zhanrin e romanit historik. “Çifutka e Toledos” është romani i fundit i shkruar nga autori (1955). Në shqip ai u botua për herë të parë në vitin 1962. Nga i njëjti autor u botua në shqip edhe romani i tij biografik mbi piktorin e shquar spanjoll Francisko Goja “Rruga e mundimshme drejt njohjes” (1976, 1987 – botim i plotë).

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

536

Autori

Lion Fojhtvanger

Komente

Nuk ka ende komente