Merit Vosi mbledh trofe që nuk i ka fituar dhe sekrete që familja e saj e detyron t’i ruajë. Ndërsa vërtitet në dyqanin e antikave të qytetit për trofeun e radhës, takon Seganin. Mënyra e tij e të menduarit dhe idealizmi i palëkundur, e çarmatosin dhe ndezin tek ajo një jetë të re… derisa zbulon se ai është i lidhur. Paskëtaj, Meriti tërhiqet më thellë në vetvete, duke e vëzhguar familjen e vet nga jashtë, kur mëson një sekret që asnjë trofe në botë nuk mund ta shlyejë.
E lodhur nga gënjeshtrat, përpara se t’i lërë ato pas përgjithmonë, ajo vendos që të shkatërrojë iluzionin e familjes së lumtur, ku nuk ka qenë kurrë pjesë. Kur plani i saj dështon, Meriti detyrohet të përballet me pasojat tronditëse të së vërtetës dhe të humbjes së djalit të vetëm që do.
Prekës dhe i fuqishëm, “Pa Meritin” eksploron shtresat e gënjeshtrave që lidhin një familje dhe fuqinë e dashurisë dhe të së vërtetës.
Komente
Nuk ka ende komente