Unë që s’i kam njohur kurrë burrat

1,000 L

“Po e kuptoja plotësisht se s’kisha bërë tjetër veçse i kisha shtuar vetes një pyetje më shumë, por ama një pyetje të re, dhe kjo, në botën e pakuptimtë ku vazhdoja të jetoja, ishte një …

SKU: 9789951986885 Kategoria

Një roman fantastikoshkencor dhe feminist në të cilin dyzet gra gjenden të mbyllura në një qilar, nën mbikëqyrjen e heshtur të disa rojave të qeta. Çfarë ligjesh e drejtojnë mbijetesën e tyre të pashmangshme me ritmin e pakuptueshëm të netëve dhe ditëve artificiale, ndërkohë që e humbasin pak nga pak kujtimin e të kaluarës së tyre? Cila rastësi apo cili qëllim e ka hedhur rrëfysen ende fëmijë mes këtyre grave të rritura? Ajo është e vetmja që nuk di asgjë, që s’i kujtohet asgjë: e megjithatë, është ajo që do ta rishpikë kohën, mendimin, dëshirën. Pra, edhe revoltën që ia kthen skllavit vetëvlerësimin.

Mbi autoren

Jacqueline Harpman (1929-2012) ka qenë autore belge, anëtare e Shoqatës Psikanalitike Ndërkombëtare. Lindur në Belgjikë, familja e saj u arratis në Kasablanka për t’i shpëtuar nazistëve ndërsa një pjesë e familjes së saj u zhduk në Aushvic. Pas lufte u kthye në Belgjikë dhe u diplomua në mjekësi.

Shtëpia Botuese

Pema

Numri i faqeve

188

Autori

Jacqueline Harpman

Komente

Nuk ka ende komente