Elsa është pothuajse tetë vjeçe. Në shkollë thonë se ajo është “shumë e pjekur për moshën e saj dhe ajo e di se kjo përkthehet ndryshe: “mjaft shqetësuese për moshën qeë ka”. Gjyshja e saj është shtatëdhjetë e shtatë, por mosha nuk e pengon që ta jetojë jetën. Disa mund ta thërrasin gjyshen e Elsës “të çuditshme”, ose edhe “të çmendur”, por Elsa e quan atë një superheroine. Tregimet gjyshes për kalorësit dhe princeshat, dragonjtë dhe kështjellat, janë superfuqia e saj. Ndërsa ngjarjet në roman rrjedhin, nië ndryshim fati e orientoi Elsën duke e lëne atë vetëm me një seri letrash të gjata, në të cilat gjyshja u kërkon ndjesë shumë njerëzve që ka njohur në jetë. Elsa ka një detyrë, t’ia dorëzojë secilën letër marrësit të saj. Është fìllimi i një aventure të madhe: letrat, njohja me fqinjët dhe me njerëz me histori dashurie të papritura, e bëjnë Elsën ta njohë jetën e vërtetë të gjyshes. Elsa po fillon të kuptojë se heronjtë nuk ekzistojné vetëm në mbretëritë imagjinare; ata mund të jetojnë edhe poshtë katit të banesés së saj.
Gjyshja ime të përshëndet dhe të kërkon ndjesë
1,000 L
Elsa është pothuajse tetë vjeçe. Në shkollë thonë se ajo është “shumë e pjekur për moshën e saj dhe ajo e di se kjo përkthehet ndryshe: “mjaft shqetësuese për moshën qeë ka”. Gjyshja …
Përshkrim
Informacion shtesë
| Shtëpia Botuese | Omsca – 1 |
|---|---|
| Numri i faqeve | 392 |
| Autori | Frederik Backman |
Komente
Nuk ka ende komente