Kryevepra

1,500 L

Paris 1946: Nje vajzë e re. Eva Archer, që është rritur jetime, ka ardhur në Paris nga Australia, për të gjetur babanë që nuk e ka njohur kurrë, befas gjendet në një situatë të …

SKU: 9789928064851 Kategoria

Paris 1946: Nje vajzë e re. Eva Archer, që është rritur jetime, ka ardhur në Paris nga Australia, për të gjetur babanë që nuk e ka njohur kurrë, befas gjendet në një situatë të ndërlikuar. Para se t’i rrëfejë se është e bija, Eva vihet në lëvizje për të provuar pafajësinë e tij. Serzh Laverty që është një nga koleksionistët dhe galeristët e famshëm të artit në Paris dhe në Nisë, është arrestuar dhe akuzohet se i ka shitur gjatë luftës një pikturë të famshme Hitlerit dhe ka vrarë pronarët e saj. Por a janë të vërteta akuzat e ngritura apo ai gjendet brenda një kurthi të mirëorganizuar?

E dëshpëruar, ajo vihet në lëvizje për të provuar pafajësinë e të atit dhe për ta shpëtuar atë nga burgu. Vetëm një person e di të vërtetën e gjithë kësaj historie dhe që mund ta shpëtojë Serzhin nga ekzekutimi. Ajo është Kristina Belova, një grua e bukur ruse. piktore e mrekullueshme, e sapo kthyer nga një kamp përqendrimi. por që vuan nga amnezia. Ndërsa Eva e nxit me dëshpërim Kristinën që të kujtojë se çfarë ka ndodhur me veprën e Botiçelit gjatë luftës. ajo zbulon një trekëndësh tronditës të një dashurie pasionante midis dy tregtarëve të artit për të njëjtën artiste të tradhëtisë si dhe sekretin e madh të trashëgimisë së saj, që do ta ndryshojë përgjithmonë fatin dhe mendimin e Evës për jetën.

Shtëpia Botuese

Ombra GVG

Numri i faqeve

581

Autori

Belinda Aleksadra

Komente

Nuk ka ende komente