“Hakmarrja” është një trillër kompleks psikologjik që bashkon skajet e dy hetimeve të ndryshme – grabitjen në bankën e Oslos dhe vrasjen e një personazhi femër. Inspektori i shkëlqyer Herri Hol, që tashmë shoqëron JO NESBØ-n në të gjithë trillërat e tij, duhet të merret jo vetëm me zbardhjen e këtyre ngjarjeve, por edhe të shpëtojë veten nga kurthi në të cilin dikush po mundohet ta tërheqë. A do t’ia dalë ai, që mes vrasjeve dhe grabitjeve të njëpasnjëshme, mes trysnisë së alkoolit dhe demonëve që e rrethojnë, të vërë në vend emrin e tij të mirë? JO NESBØ na njeh për herë të parë me Beate Lønnin, e cila do të bëhet personazhi femër më i rëndësishëm i serisë, partnere e vlefshme e Harrit. Ajo është vajza e një oficeri policie të vrarë gjatë vjedhjes së një banke, shumë e guximshme dhe e përkushtuar, dhe është bashkuar me policinë me qëllim që të ndjekë rrugën e të atit. Beateja ka aftësinë e rrallë për të kujtuar çdo fytyrë që i është shfaqur qoftë edhe një herë të vetme. Çifti policor Hol-Lønn ndërthuren së bashku në një sërë situatash për t’i dhuruar lexuesit një roman të shkëlqyer kriminalistik.
Hakmarrja
1,200 L
“Hakmarrja” është një trillër kompleks psikologjik që bashkon skajet e dy hetimeve të ndryshme – grabitjen në bankën e Oslos dhe vrasjen e një personazhi femër. Inspektori i shkëlqyer …
Përshkrim
Informacion shtesë
| Shtëpia Botuese | Dudaj |
|---|---|
| Numri i faqeve | 504 |
| Autori | Jo Nesbo |
Komente
Nuk ka ende komente