Harry potter dhe princi gjakpërzier

1,250 L

Harri është duke pritur në dhomën e tij një vizitë të drejtorit të shkollës, pa arritur të kuptojë arsyen e kësaj vizite. Çfarë është kaq urgjente sa profesori nuk pret deri sa ai të …

10 stok

SKU: 9992759739 Kategoria Tag:

Në fund të vëllimit të pestë e lamë Harri Poterin të trazuar, vetëm, dhe më një peshë në zemër. Sirius Bleku, nuni i tij, vdiq. Fjalët e Albus Urtimorit për profecinë i kanë treguar edhe një herë që nga beteja me Lord Fluronvdekjen e ndan vetëm një hap. Asgjë nuk është si më parë: lidhja e fundit me familjen e tij është prerë, madje edhe Hoguortsi nuk është më një strehë e sigurtë si në vitet e mëparshme.

Kurse Fluronvdekja është më i fortë se kurrë, më mizor, më i pamëshirshëm. Edhe vetë Harri e di që ka ndryshuar. Pasiguria dhe një ndjenjë pafuqie e pesë viteve të para i ka lënë vendin vendosmërisë dhe një këmbënguljeje ndryshe, prej të rrituri.

Në vëllimin e gjashtë të Harri Poterit, Rowling e pasuron skenarin me shenja, gjurmë dhe të fshehta të mrekullueshme, dyshime dhe të vërteta që nuk zgjidhen, por që shumojnë enigmat; personazhe të reja, magji të reja, por edhe zbulime të papritura për personazhe tashmë të njohura… në pritje të aktit të fundit.

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

500

Autori

J.K. Rowling

Komente

Nuk ka ende komente