Harry potter dhe urdhri i feniksit

1,400 L

Vëllimi i katërt i Harri Poterit na ka lënë me zemër të ngrirë: Lordi Fluronvdekje është kthyer. Çfarë do të ndodhë tani që Zotëria i Errët po bëhet sërish i plotfuqishëm? Sa vdekje …

10 stok

SKU: 9992759518 Kategoria Tag:

Vëllimi i katërt i Harri Poterit na ka lënë me zemër të ngrirë: Lordi Fluronvdekje është kthyer. Çfarë do të ndodhë tani që Zotëria i Errët po bëhet sërish i fuqishëm? Sa vdekje dhe shkatërrime do të mbjellë duke u përpjekur ta shtrijë pushtetin e tij mbi gjithë botën? Edhe Harri Poteri ka ndryshuar. Tashmë pesëmbëdhjetëvjeçar do ta takojmë të përpirë nga zhgënjimi, zemërimi, ankthi dhe rebelimi, tipike për moshën e tij.

Në një nga librat më të mirëpritur në historinë e letërsisë, Rowling nuk resht së na befasuari. Duke endur një tjetër dramë të mrekullueshme, kësaj here arrin t’u japë jetë shqetësimeve të adoleshencës, duke e pasuruar gjithësinë e saj tashmë të mrekullueshme me krijesa dhe personazhe të reja të paharrueshme.

Fragment nga libri
Urtimori i uli duart dhe ia nguli sytë Harrit sipër syzeve në formë gjysmëhëne.-Ka ardhur koha, – pëshpëriti, – të të them atë që duhej të ta kisha thënë pesë vjet më parë. Harri, ulu të lutem. Do t’i mësosh të gjitha. Të kërkoj vetëm pak durim. Do të kesh kohë të bërtasësh… të bësh ç’të duash… mbasi të mbaroj unë. Nuk do ta ndaloj.

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

720

Autori

J.K. Rowling

Komente

Nuk ka ende komente