Vend i gabuar, çast i gabuar

1,400 L

Autorja e njohur bestseller, Gillian McAllister, sjell një thriller krejtësisht ndryshe nga çdo tjetër, një histori plot zgjuarsi dhe kthesa të papritura, për një nënë që duhet të …

10 stok

SKU: 9789928006622 Kategoria Tag:

Autorja e njohur bestseller, Gillian McAllister, sjell një thriller krejtësisht ndryshe nga çdo tjetër, një histori plot zgjuarsi dhe kthesa të papritura, për një nënë që duhet të udhëtojë prapa në kohë për të parandaluar një tragjedi që kërcënon familjen e saj.

A mund ta ndalosh një vrasje, pasi ajo tashmë ka ndodhur?

Është mesnata e mëngjesit të Hellouinit. Xheni pret me ankth kthimin në shtëpi të djalit tetëmbëdhjetëvjeçar, Todit. Fillimisht është e shqetësuar vetëm për vonesën, por frika merr një tjetër përmasë kur Todi më në fund shfaqet nga errësira. Ndërsa Xheni e sheh nga dritarja, befas tmerrohet: djali i saj gazmor dhe, në pamje të parë, i lumtur, godet me thikë një të panjohur.

Ajo nuk e di kush është viktima, as pse e kreu Todi atë akt aq të rëndë dhune. Por kupton vetëm se jeta e saj, dhe ajo e djalit, atë çast u thyen copash.

Pas arrestimit të Todit, Xheni bie në gjumë, e dëshpëruar. Por, kur zgjohet, gjendet në ditën e djeshme. Vrasja ende nuk ka ndodhur dhe kjo i jep një mundësi për ta ndaluar. Çdo mëngjes, Xheni zgjohet edhe më prapa në kohë, fillimisht disa ditë, pastaj javë, e më pas vite para ngjarjes fatale. Kupton se shkaku i krimit të tmerrshëm ndodhet diku në të kaluarën dhe se është misioni i saj ta gjeje dhe ta parandalojë tragjedinë.

“Vend i gabuar, çast i gabuar është një roman tronditës dhe prekës. që bashkon forcën e dashurisë së një nëne me tensionin e një thrilleri plot surpriza. Një histori e jashtëzakonshme që të mban mbërthyer deri në faqen e fundit.

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

Numri i faqeve

390

Autori

Gillian McAllister

Komente

Nuk ka ende komente