Ndonjëherë, e vërteta vret….
Të martuarit rishtas Trisia dhe Itani po kërkojnë shtëpinë e ëndrrave të tyre. Mendojnë se e kanë gjetur kur vizitojnë shtëpinë e vetmuar që dikur i përkiste doktoreshë Adriana Hejlit, një psikiatreje të njohur që u zhduk pa lënë gjurmë vite të shkuara.
Por kur stuhia e fuqishme i bllokon atje, shtëpia nis të humbë tërheqjen e saj.
E bllokuar dhe gjithnjë e më shumë e shqetësuar, Trisia zbulon një koleksion regjistrimesh audio të seancave që ka bërë doktoreshë Hejli me pacientët. Ndërsa dëgjon regjistrimet, Trisia mëson për zinxhirin e tmerrshëm të ngjarjeve që çoi në zhdukjen misterioze të doktoreshës.
Pas çdo kasete, zbulohet një fragment tronditës i mozaikut dhe rrjeti i gënjeshtrave shthuret dalëngadalë. Kur Trisia dëgjon kasetën e fundit, atë që zbulon krejt historinë tmerruese, do të jetë shumë vonë…
Nga shkrimtarja e bestsellerëve të New York Times vjen një triller i paparashikueshëm që të mban pezull e që të bën të pyesësh vazhdimisht: cila është e vërteta?
Komente
Nuk ka ende komente