Shalli analuzian

Çmimi origjinal qe: 620 L.Çmimi i tanishëm është: 434 L. Save 186 L (30% Off)

“Shalli andaluzian” është libri i dytë i koleksionit të rëndësishëm “Lotus”, të financuar nga Bashkimi Europian. Libri është në përmbledhje me tregime botuar për herë të parë, …

5 stok

SKU: 9992754566 Kategoria Tags: ,

“Shalli andaluzian” është libri i dytë i koleksionit të rëndësishëm “Lotus”, të financuar nga Bashkimi Europian. Libri është në përmbledhje me tregime botuar për herë të parë, më 1963, nga shtëpia botuese italiane prestigjioze Einaudi. Prej shumë tregimeve të shkruara gjatë jetës së saj, Elsa Morante paraqet këtu një përzgjedhje të vendosur sipas një rendi kronologjik. Përgjatë ngjarjesh të trazuara e të paracaktuara, lexuesit mund të ndjekin, më mirë se në romanet e saj, temën dramatike dhe tërheqëse që ka shoqëruar gjithnjë Elsa Moranten: lidhja mes jetës, ëndrrës dhe të shkruarit, në të cilin realiteti shndërrohet në mister e gënjeshtër në një luhatje të vazhdueshme mes “nevojës për mrekullim” dhe “parashikueshmërisë së të rriturve”. Edhe njëherë, legjenda e larmishme, e egër dhe plot dritë e jetës ndeshet me rrezikun vdekjeprurës të ndërgjegjes. Personazhet femërore të Elsa Morantes janë larg gruas tipike italiane të viteve ’50-të, por edhe larg imazhit të përgjithshëm të gruas krijuar nga sistemi patriarkal.

Shtëpia Botuese

Dritan

Numri i faqeve

255

Autori

Elsa Morante

Komente

Nuk ka ende komente