Klasiku i madh për fëmijë, por edhe për të rritur, vjen tani me këtë variant të ri e të mrekullueshëm. “Por nëse ti më zbut, atëherë ne do të kemi nevojë për njëri-tjetrin. Ti do të jesh për mua i vetmi në botë. Unë do të jem për ty e vetmja në botë…” “Princi i vogël” është një nga veprat letrare më të famshme dhe më të lexuara të shekullit XX, me 140 milionë kopje të shitura dhe e përkthyer në 301 gjuhë dhe dialekte. Edhe pse i konceptuar si libër për fëmijë, tregimi u shndërrua me kalimin e kohës në një “kult” të vërtetë, i pëlqyer edhe nga të rriturit, duke u shndërruar disa herë edhe në film. Në qendër të kësaj historie dashurie dhe miqësie, që nis me rënien e një piloti avionësh në Sahara, qëndron Princi i vogël, i cili i thotë se ka rënë nga një asteroid i largët, ku jetonte i vetëm, me tre vullkane dhe një trëndafil të vogël, të cilin e donte pa kushte. Pasi ishte endur në shumë planete, Princi i vogël arrin më në fund në Tokë, ku takon dhelprën e shkretëtirës me veshë të mëdhenj, e cila i lutet ta zbusë. Në këtë skenë ndoshta gjendet çelësi i gjithë tregimit, që tregon zemrën emotive, nostalgjinë e përhershme për një miqësi të pastër.
Princi i vogël
500 L
Klasiku i madh për fëmijë, por edhe për të rritur, vjen tani me këtë variant të ri e të mrekullueshëm. “Por nëse ti më zbut, atëherë ne do të kemi nevojë për njëri-tjetrin. Ti …
4 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare |
---|---|
Numri i faqeve | 107 |
Autori | Antoine De Saint-Exupery |
Komente
Nuk ka ende komente