Tomi është një djalë i zgjuar, por edhe një çamarrok i madh. Atij i pjell mendja trille nga më të pabesueshmet dhe plane të koklavitura, si e si t’u bëjë bisht ndëshkimeve të teze Polit dhe ta kalojë kohën buzë lumit Misisipi në shoqërinë e shokut të tij të ngushtë, Hakëlberri Finit. Një tjetër aventurë e pashoqe po bëhet gati të fillojë.
Në faqet e këtij libri do të gjeni të ritreguar një prej librave klasikë më të dashur. Bëhet fjalë për një përshtatje të përkryer për lexues të vegjël në kërkim të aventurave të pavdekshme.
Komente
Nuk ka ende komente