Ndërsa synonte të bëhej poet dhe njeri i letrave, Gustav Janouch, në moshë fare të re, rreth viteve ’20 të shekullit të kaluar, filloi të shoqërohej me një koleg të babait që ishte bërë i njohur si shkrimtar premtues: Franc Kafkën. Prej këtej lindi një miqësi e shkurtër dhe e thellë që shënjoi përgjithmonë jetën e Janouch-it. Djaloshi regjistroi gjithçka: fakte, fjalë, gjeste të shkrimtarit të madh pragez dhe rezultat janë këto Biseda, ku na shfaqet portreti i një Franc Kafke tejet njerëzor dhe të ndjeshëm, një hebreu që ëndërronte të ikte në Palestinë, rob i larmisë së tij kulturore, i sëmundjes dhe i vetmisë, në kërkim të një lirie që gjithmonë i ishte mohuar. Dokument i papërsëritshëm dhe i pabjerrshëm, në faqet e të cilit regëtin magjepsja e një qyteti si Praga, sfond mbresë lënës i bisedave të Kafkës me mikun e tij riosh.
Biseda me Kafkën
Çmimi origjinal qe: 800 L.640 LÇmimi i tanishëm është: 640 L. Save 160 L (20% Off)
Dokument i papërsëritshëm dhe i pabjerrshëm, në faqet e të cilit regëtin magjepsja e një qyteti si Praga, sfond mbresë lënës i bisedave të Kafkës me mikun e tij riosh.
5 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Dituria |
---|---|
Numri i faqeve | 228 |
Autori | Gustav Janouch |
Komente
Nuk ka ende komente