Si vrasësja e mbretit të Adarlanit, Selena Sardotini është e detyruar t’i shërbejë tiranit që I masakroi shoqen e dashur. Mirëpo ajo është betuar që do t’ia marrë hakun. Përgjigjet që i duhen Selenës për të shkatërruar mbretin, ndodhen përtej detit, në Uendlin, dhe Keoli, kapiteni i Rojave Mbretërore, ka vënë të ardhmen e tij në rrezik për ta dërguar atje.
Megjithatë, ndërsa Selena kërkon fatin e saj në Uendlin, një kërcënim i ri po përgatitet të ngrihet në qiell. A do ta gjejë ajo forcën, jo vetëm për të fituar betejat e veta, por edhe që të bëjë një luftë që do t’i rrezikonte besnikërinë ndaj popullit dhe atyre që do?
Komente
Nuk ka ende komente