Historia e jetës së një njeriu, i cili u takua me zjarrin. Historia e një… cigareje të fundit…E gjithë jeta e Mihalit qe… një cigare e fundit.Një cigare e fundit, para se të merrte vendimin të martohej me gruan që dashuronte, kur vetë ai ishte në moshë shumë të re.Një cigare e fundit para se të hidhte një hap të pamatur në jetën e tij profesionale, që i mundësoi të arrinte majat, por që më pas e hodhi në një humnerë, të cilës nuk i dukej fundi.Një cigare e fundit, për të mos i dhënë fund jetës, atëherë kur puna, ëndrrat, dashuria dhe i gjithë rrugëtimi i tij qenë kthyer në hi dhe bishta cigaresh…Dhe një cigare e fundit, kur në jetën e tij u shfaq kërcënimi i një sëmundjeje tinëzare, kur e bija u fundos në terrin e saj dhe anoreksia nervore filloi ta sfiliste çdo ditë e më tepër. Megjithatë, Mihali qe i vendosur që vajza e tij të mos kthehej në hirin e flakës të saj. Pranë tij, Markela, engjëlli mbrojtës i jetës së tij dhe një mike e vërtetë që mund ta gjejë dikush vetëm nëpër libra… Apo jo?!
Cigarja e fundit
1,600 L
Historia e jetës së një njeriu, i cili u takua me zjarrin. Historia e një… cigareje të fundit…E gjithë jeta e Mihalit qe… një cigare e fundit.Një cigare e fundit, para se të merrte …
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Toena |
---|---|
Numri i faqeve | 587 |
Autori | Lena Manda |
Komente
Nuk ka ende komente