Violeta

1,500 L

Që në fillim jeta e saj shënohet nga ngjarje të jashtëzakonshme, me jehonën e Luftës së Parë Botërore ende të fortë dhe virusin e gripit spanjoll që zbarkon në brigjet e Kilit pothuajse pikërisht në çastin e lindjes së saj.

SKU: 9789994307067 Kategoria

Violeta lind në një natë të stuhishme të 1920-ës, vajza e parë pas pesë djemsh turbullues. Që në fillim jeta e saj shënohet nga ngjarje të jashtëzakonshme, me jehonën e Luftës së Parë Botërore ende të fortë dhe virusin e gripit spanjoll që zbarkon në brigjet e Kilit pothuajse pikërisht në çastin e lindjes së saj.

Falë largpamësisë së babait, familja del shëndoshë e mirë nga kjo krizë vetëm për të përballuar një krizë tjetër kur Depresioni i Madh komprometon stilin elegant të jetës urbane që Violeta kishte njohur deri atëherë. Familja e saj humbet gjithçka dhe është e shtrënguar të tërhiqet në një rajon të largët të vendit, të egër dhe shumë të bukur. Aty vajza arrin moshën madhore dhe njeh mëtuesin e saj të parë…

Violeta i tregon në këto faqe historinë e saj Kamilos, ndërsa kujton vuajtjet shkatërrimtare dashurore, kohët e varfërisë por edhe të pasurisë, zitë e tmerrshme dhe gëzimet e pakufishme. Në sfondin e fateve të tij të mira dhe të këqija, një vend të cilit vetëm me kalimin e kohës Violeta mëson t’ia deshifrojë tronditjet politike dhe sociale. Pikërisht edhe falë kësaj vetëdijeje ndodh shndërrimi i saj me angazhimin në luftën për të drejtat e grave. Një jetë jashtëzakonisht e pasur dhe e gjatë një shekull, që hapet dhe mbyllet me një pandemi.

Shtëpia Botuese

Dudaj

Numri i faqeve

338

Autori

Isabel Allende

Komente

Nuk ka ende komente