Mustaqet

1,000 L

Bota fillon që nga ky çast t’i duket e shfazuar dhe kufiri mes realitetit dhe imagjinatës gjithnjë e më i sfumuar. Një nga të dyja: ose është i çmendur, ose është viktimë e një komploti të kobshëm të urdhëruar nga e shoqja, me bashkëpunimin e miqve dhe kolegëve për ta bindur që ai është i çmendur.

SKU: 9789994307456 Kategoria

Duket thuajse një kapriçio, një shaka prerja e mustaqeve nga protagonisti i këtij romani angështues. Por ka shaka (Milan Kundera na mëson), që mund të kenë pasoja shumë të rënda. Dhe heroi ynë, pa mustaqe tashmë, do të projektohet befas – pikërisht ai që donte thjesht t’i bënte një surprizë së shoqes – në një univers ankthsioz: sepse të gjithë ata që e njohin prej vitesh, mustaqe dhe që në fytyrën e tij pra, asgjë s’kish ndryshuar.

Bota fillon që nga ky çast t’i duket e shfazuar dhe kufiri mes realitetit dhe imagjinatës gjithnjë e më i sfumuar. Një nga të dyja: ose është i çmendur, ose është viktimë e një komploti të kobshëm të urdhëruar nga e shoqja, me bashkëpunimin e miqve dhe kolegëve për ta bindur që ai është i çmendur. Nuk ka rrugë tjetër përveçse të arratiset, sa më larg që të mundet. Do t’i bëjë punë? Për asnjë lexues nuk do të jetë e lehtë të rimendojë për këtë libër – ku gjejmë atmosferën vizionare dhe paranojake të këtij Philip K. Dick, mbi të cilin Emmanuel Carrère ka shkruar me një finesë të shkëlqyer – pa asnjë grimë turbullimi.

Shtëpia Botuese

Dudaj

Numri i faqeve

144

Autori

Emmanuel Carrère

Komente

Nuk ka ende komente