Lakimi

1,200 L

E ndjekur dhe e kërcënuar nga burri, Elira, arkeologe nga Tirana, niset në një kongres për artin e gdhendjes në shkëmb në Valkamonika (Itali), ftuar nga Robertoja, një artist me të cilin …

SKU: 9789928837042 Kategoria

E ndjekur dhe e kërcënuar nga burri, Elira, arkeologe nga Tirana, niset në një kongres për artin e gdhendjes në shkëmb në Valkamonika (Itali), ftuar nga Robertoja, një artist me të cilin beson se ka nisur një marrëdhënie të re. Ajo mendon se shpikja e shkrimit përkon me daljen e gruas nga skena dhe e shmang atë duke dërguar vetëm mesazhe me zë. Megjithatë, janë tekstet që merr në formë mesazhesh që ritmojnë ditët e saj teksa takimi i pritur i dashurisë vonon.Arbeni, burri i saj, bën gjithçka për të penguar lidhjen mes Elirës dhe Robertos, po kur tek ai nuk sheh një dashnor të zjarrtë, por një tip që jeton çastin, mendon ta përdorë për të goditur të shoqen pikërisht me atë që ajo urren: shkrimin.Ndërsa zbulon historitë, që i dërgon Roberto, Elira, i dërgon me mesazh vetëm dy fjalë: Emërore: serpens. Rrëfimtari nuhat që po i kërkohet një lloj lakimi i ngjarjeve, i cili nuk do të vonojë të vijë. Ajo lexon me qejf pesë ngjarjet e ekspozuara në pesë rasa të lakimit, ku thyerja e rrëfimit linear i dhuron një lexim që bën bashkë shtatë ditë të së tashmes me pesë mijë vjet njerëzim.

Shtëpia Botuese

Living

Numri i faqeve

318

Autori

Durim Taçi

Komente

Nuk ka ende komente