Familja Nobel

2,000 L

Biografia kolektive magjepse e familjes gjeniale Nobel na zbulon sesi biznesi dhe jeta personale e Nobelve ndërthureshin në mënyrë fundamentale me historinë e Suedisë dhe Rusisë, si dhe me …

SKU: 9789928846020 Kategoria

Biografia kolektive magjepse e familjes gjeniale Nobel na zbulon sesi biznesi dhe jeta personale e Nobelve ndërthureshin në mënyrë fundamentale me historinë e Suedisë dhe Rusisë, si dhe me zhvillimin ekonomik dhe sipërmarrës të Evropës në shekullin e gjatë të 19-të.

Emri Nobel lidhet kryesisht me çmimin Nobel. Megjithatë Alfred Nobel ishte vetëm njëri nga një familje individësh jashtëzakonisht të talentuar. Nobelët që u shpërngulën nga Suedia në Rusi në vitet 1830 drejtuan një nga uzinat më të mëdha mekanike dhe krijuan industrinë ruse të naftës.
Bengt Jangfeldt duke shfrytëzuar mijëra letra dhe dokumente të tjerë të familjes Nobel të botuara këtu për herë të parë ofron një kronikë magjepsëse dhe të besueshme, ku dokumentohen bëmat e shumë brezave të familjes. Autori përshkruan se si babai, Immanuel Nobel, një arkitekt, shpikës dhe inxhinier erudit e udhëhoqi familjen në rrugën e suksesit financiar në sfondin e zhvillimit industrial të Rusisë perandorake. Jangfeldt rrëfen historinë e djemve të Immanuelit, Robertit dhe Ludvigut, dhe të nipit të tij, Emanuelit, që e zhvilluan dhe e kthyen biznesin e familjes në një perandori të fuqishme industriale me një agjendë progresive në fushën e mirëqenies së punëtorëve, ndarjes së fitimit dhe të bamirësisë.
Në vitin 1917 kur shpërtheu Revolucioni bolshevik perandoria industriale e familjes si dhe pasuria e tyre e madhe personale u zhduk sa të hapësh dhe të mbyllësh sytë. Si rezultat atyre iu desh të arratiseshin nga vendi ku kishin qenë aktiv për 80 vjet dhe të ktheheshin në Suedi.

Në një periudhë ndryshimesh kolosale në Rusi dhe në Europë historia e Nobelve shquhet si një histori e shkëlqimit dhe e rezistencës, në qendër të së cilës është familja.

Shtëpia Botuese

Botart

Numri i faqeve

447

Autori

Bengt Jangfeldt

Komente

Nuk ka ende komente