Van Gogu dhe Siena

1,200 L

Një natë dimri e acartë. Siena dhe vajza e saj e mitur janë në prag të dorëzimit përballë të ftohtit të madh, lodhjes, urisë që i ka kapluar, kur befas shfaqet Vincent van Gogu. Ai, një …

SKU: 9789928088024 Kategoria

Një natë dimri e acartë. Siena dhe vajza e saj e mitur janë në prag të dorëzimit përballë të ftohtit të madh, lodhjes, urisë që i ka kapluar, kur befas shfaqet Vincent van Gogu. Ai, një artist që përpiqet të shtrojë rrugën drejt artit, u ofron atyre një strehëz të ngrohtë për të kaluar natën. I mahnitur nga Siena, nga fytyra e saj, sfidat që ka përballuar, si dhe jeta që ka jetuar, Vincenti i propozon që të punojë për të si modele. Por, papritmas, nga modele ajo kthehet në muzë për të dhe ata dashurohen.

Teksa lidhja dhe intimiteti mes Vincentit dhe Sienës thellohen, marrëdhënia e tyre përballet me gjykime të ashpra dhe armiqësi nga të panjohurit dhe njerëzit më të afërt, gjë që e kërcënon hapur lidhjen e tyre.

A do të mund të triumfojë dashuria e tyre mbi gjithçka? Kjo është historia magjepsëse dhe prekëse e ndërthurjes së nevojës për mbijetesë të një gruaje me rrugëtimin drejt gjeniut artistik të një burri. Kjo eshte historia e Vincentit dhe Sienës.

Shtëpia Botuese

Mediaprint

Numri i faqeve

315

Autori

Silvia Kwon

Komente

Nuk ka ende komente