Ngjarjet e këtij romani zhvillohen nga fillimet e viteve ’60 deri më 1984, midis një shtëpie botuese milaneze dhe një muzeu parisian, ku është vendosur Lavjerrësi i Fukoit. Ngjarjet vendosen edhe në vitet 1943 deri më 1945, në një fshat midis Langeve dhe Monferratos. Po ashtu nga viti 1344 deri më 2000, përgjatë rrugëtimit të tempullarëve e kalorësve të Trëndafil-Kryqit për pushtimin e botës. Zhvillohet krejtësisht natën e 23 qershorit 1984, së pari në këmbë në vendrojën e periskopit, pastaj në këmbë në vendrojën e Statujës së Lirisë, në Konservatorin e Arteve dhe Zejeve në Paris. Zë fill natën mes 26 dhe 27 qershorit të të njëjtit vit, në të njëjtën shtëpi fshati që Jakopo Belboja, protagonisti, ka trashëguar nga xhaxhai i tij Karloja, teksa Pifi ndërmend caqet kohore të përmendura në krye të herës. Me pak fjalë: tre redaktorë botues, në Milano, pasi janë shoqëruar si tepër me shkrimtarë “me shpenzimet e veta”, që u përkushtohen shkencave okulte, shoqërive të fshehta dhe komploteve kozmike, vendosin të bëjnë, pa pikën e përgjegjësisë, një Plan. Por, dikush i merr seriozisht.
Lavjerrësi I Fukoit
1,800 L
Ngjarjet e këtij romani zhvillohen nga fillimet e viteve ’60 deri më 1984, midis një shtëpie botuese milaneze dhe një muzeu parisian, ku është vendosur Lavjerrësi i Fukoit. Ngjarjet vendosen …
5 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Dituria |
---|---|
Numri i faqeve | 652 |
Autori | Umberto Eco |
Komente
Nuk ka ende komente