Luftëtarët e Dritës njihen me shikim të parë. Ata jetojnë midis nesh dhe janë pjesë e botës.
Shpesh, ata mendojnë që jeta e tyre s’ka kuptim, por nuk rreshtin kurrë së kërkuari atë. Ata nuk janë pasivë dhe as fatalistë. Ata zotërojnë artin e goditjes, por, dhe atë të faljes. Ata janë robër të ëndrrës së tyre por të lirë në hapat që hedhin. Luftëtarët e dritës dinë të vendosin një baraspeshë midis vetmisë dhe varësisë.
Për këtë arsye ata janë luftëtarët e dritës.
Komente
Nuk ka ende komente