Veronika vendos të vdesë

Çmimi origjinal qe: 1,500 L.Çmimi i tanishëm është: 1,200 L. Save 300 L (20% Off)

“Një libër shumë origjinal, prekës dhe, në fund të fundit, inkurajues.” …

SKU: 9789928348791 Kategoria Tags: ,

“Një libër shumë origjinal, prekës dhe, në fund të fundit, inkurajues.” Sunday Mirror “Veronika vendos të vdesë” , me format dhe dizajn të ri, dhurata që gëzon gjithkënd! *** Njëzetekatërvjeçarja Veronika duket sikur ka gjithçka – rininë dhe bukurinë, të dashurin dhe një familje që e do, si edhe një punë përmbushëse. Por diçka duket se mungon në jetën e saj. Kështu që, një mëngjes të ftohtë nëntori, ajo merr një grusht pilulash gjumi, duke pritur që të mos zgjohet më kurrë. Megjithatë ajo zgjohet, në një spital psikiatrik ku i thuhet se i kanë mbetur vetëm disa ditë për të jetuar. I frymëzuar nga një ngjarje të përjetuar nga vetë autori, “Veronika vendos të vdesë” vë në pikëpyetje kuptimin e çmendurisë dhe përkrah individët, të cilët nuk përshtaten me modelet që shoqëria i konsideron normale. Veronika është portreti mahnitës i një gruaje të re, në kryqëzimet e dëshpërimit dhe çlirimit, kësisoj duke dhënë një mesazh që çdo ditë ta shohim si një mundësi ripërtëritjeje.

Shtëpia Botuese

Toena

Numri i faqeve

239

Autori

Paulo Coelho

Komente

Nuk ka ende komente