VIKTIMAT…Kur shtatzëna Safron Katlër zhvendoset në banesën numër 9 në fshatin Skelton me të dashurin Tom dhe fillon rinovimet, as që i shkon mendja se ndërtuesit do të zbulojnë aty mbetje njerëzore. Eshtrat e dy trupave, në fakt.HETIMI…Mjekësia ligjore zbulon se trupat janë varrosur aty të paktën tridhjetë vjet më parë. Safi nuk ka pse të shqetësohet. Policia nis hetimin për vrasje dhe kërkon të flasë me ish-pronarin e vilës, që është gjyshja e saj, Roza.DËSHMITARJA…Roza banon tani në një shtëpi pleqsh dhe Alzhajmeri ia ka dëmtuar dhe ngatërruar kujtimet. Nuk është në gjendje ta ndihmojë policinë, por duket qartë se kujton diçka.VRASËSI…Ndërsa Rozës i shfaqen kujtime të copëzuara dhe policia gërmon gjithnjë e më thellë, Safi ka frikë se ajo dhe vila vëzhgohen nga dikush.E VËRTETA…Çfarë kishte ndodhur tridhjetë vjet më parë? Pse askush nuk i ka kërkuar viktimat? Çfarë roli ka luajtur gjyshja? Dhe a është e rrezikuar Safi tani?
Çifti në banesën 9
Çmimi origjinal qe: 1,300 L.1,040 LÇmimi i tanishëm është: 1,040 L. Save 260 L (20% Off)
VIKTIMAT…Kur shtatzëna Safron Katlër zhvendoset në banesën numër 9 në fshatin Skelton me të dashurin Tom dhe fillon rinovimet, as që i shkon mendja se ndërtuesit do të zbulojnë aty mbetje …
3 stok
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare |
---|---|
Numri i faqeve | 455 |
Autori | Claire Douglas |
Komente
Nuk ka ende komente