Po sikur makthet tuaja në të vërtetë të mos jenë makthe? Ne kalojmë mesatarisht 33 vjet të jetës duke fjetur. Por çfarë ndodh ne të vërtetë dhe ç’jemi në gjendje të bëjmë ndërsa fleme? Ana Ogilvi ishte nje shkrimtare njëzetepesëvjeçare me të ardhme të ndritur. Një mbrëmje, ajo vrau dy njerëz pa ndonjë arsye të qartë, dhe që atëherë nuk është zgjuar më. E përmendur në tabloide si Bukuroshja e Fjetur, gjendja e Anës është një çrregullim i rrallë psikosomatik, i njohur nga neurologët si sindroma e tërheqjes.Doktor Benedikt Princi, një ekspert i problemeve që lidhen me gjumin, punësohet që të zgjojë Anën, në mënyrë që ajo të përballet me drejtësinë. Por doktori duhet të tregohet shume i kujdesshëm në trajtimin e kësaj pacienteje me rrezikshmëri të lartë, sepse ai fsheh disa sekrete profesionale nga e kaluara dhe ka nje jetë personale të ndërlikuar! Vetëm Ana O e di të vërtetën e asaj nate të krimit, por vetëm doktor Benedikt Princi di si ta zbuloje.
Ana O
1,500 L
Po sikur makthet tuaja në të vërtetë të mos jenë makthe? Ne kalojmë mesatarisht 33 vjet të jetës duke fjetur. Por çfarë ndodh ne të vërtetë dhe ç’jemi në gjendje të bëjmë ndërsa …
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Mediaprint |
---|---|
Numri i faqeve | 435 |
Autori | Matthew Blake |
Komente
Nuk ka ende komente