STEVEN BARTLETT është një nga sipërmarrësit dhe investitorët më të rinj dhe të suksesshëm në botë. Vetëm në moshën 30-vjeçare, ai arriti të krijonte dhe të udhëhiqte katër kompani, të cilat të mbledhura së bashku kapin vlerën e më shumë se 1 miliard dollarëve. Agjencia e marketingut novator, “Flight Story”, kompania e programeve kompjuterike, “Thirdweb”, dhe fondi i investimeve, “Flight Fund”, janë vetëm disa prej tyre.Përveç suksesit të tij në fushën e sipërmarrjes, Bartlett është një investitor i zgjuar në mbi 40 kompani dhe merr pjesë në këshillat drejtues të katër kompanive të tjera, dy prej të cilave janë lider në industrinë e vet. Me mbi 100 milionë dollarë të siguruara në investime dhe një ndikim të thellë në fushën e marketingut, ai ka pasur mundësinë të këshillojë disa nga markat më të mëdha botë, si “Uber”, “Apple”, “Coca-Cola” dhe “Nike”.Një tjetër dimension i karrierës së Steven Bartlett është podcast-i tij i suksesshëm, “The diary of a CEO”, i cili është ndër më të dëgjuarit në Evropë, Amerikë dhe rajone të tjera të botës.Ky libër nuk është vetëm rreth strategjive të biznesit, ato ndryshojnë si stinët. Por rreth diçkaje shumë më të qëndrueshme.Janë një grup principesh që i qëndrojnë kohës. Ato mund të aplikohen në çdo lloj industrie e biznesi. Po ashtu, mund të përdoren nga çdokush që dëshiron të ndërtojë diçka të shkëlqyer apo që do të bëheti shkëlqyer. Rregullat e këtij libri gjejnë zbatim sot dhe në 100 vitet e ardhshme.
Ditari i CEO-s
1,400 L
STEVEN BARTLETT është një nga sipërmarrësit dhe investitorët më të rinj dhe të suksesshëm në botë. Vetëm në moshën 30-vjeçare, ai arriti të krijonte dhe të udhëhiqte katër kompani, …
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Mediaprint |
---|---|
Numri i faqeve | 384 |
Autori | Steven Bartlett |
Komente
Nuk ka ende komente