Nuk ndodh shpesh që zgjedhjet amerikane të ndezin debate mbi një filozof, por që kur Mitt Romney zgjodhi Paul Ryan – in si kandidat për zëvendëspresident, bisedat kanë filluar të rrotullohen rreth ideve të shkrimtares – filozofe Ayn Rand. Thuhet që Ryan është një adhurues i Rand – it dhe, megjithëse është stërmunduar ta largojë veten nga e gjithë filozofia e saj, ai vazhdon të pranojë se romani “Revolta e Atlasit” është një histori e madhërishme. Ryan nuk është i vetmi që e mendon këtë.
Që nga kriza financiare e vitit 2008, romani i Rand – it, i shkruar në 1957, ka shitur më shumë se 1.5 milon kopje. Interesante është se pothuajse të gjitha ato shitje i përkasin SHBA – së. Pse kaq shumë amerikanë duke filluar që nga studentët e deri te politikanët, flasin për romanin e Rand – it? Pse në Evropë librat e saj jane relativisht më të lënë pas dore?
Pëgjigja e të dyja pyetjeve është e njëjta: “Revolta e Atlasit” është një himn ndaj shpirtit amerikan. Shpirti amerikan karakterizohet nga pavarësia, individualizmi, liria politike, liria ekonomike dhe ambiciet prodhuese. Ky është kuptimi i jetës, mrekullisht i përmbajtur në sloganin e Revolucionit Amerikan: “Mos më nëpërkëmb”. Ishte i njëjti shpirt që i shtyu shumë amerikanë t’i kundërviheshin zgjerimit të ndërhyrjes dhe fuqisë shtetërore në 2008.
Ata jo vetëm qe e shihnin “qeverinë e madhe” si një kërcënim ndaj ekonomisë, por ajo ishte një përbuzje ndaj gjithë asaj që përfaqëson Amerika. Pas tetë vjetësh me Bushin dhe tetë muajsh me Obamën, ata nuk e duruan më nëpërkëmbjen. Atlasi i flet këtij shpirti.
Në një botë, fatkeqësisht të ngjashme me tonën, në një botë ku ekonomia po shkatërrohet, ku qeveria ndërhyn gjithmonë e më shumë dhe ku individët prodhues denoncohen dhe sfiliten për të mirën e individëve parazitë, tregohet historia e burrave dhe grave që vendosin ta ndalojnë nëpërkëmbjen.
Megjithëse Rand – i po i fliste kryesisht amerikanëve, ajo nuk po u fliste vetëm atyre. Ajo mendonte se shpirti i Amerikës është i hapur ndaj çdo individi të gatshëm të mendojë. Sot, teksa shtetet evropiane po ndërhyjnë gjithmonë e më shumë në ekonomi, ai shpirt dhe idetë e “Revoltës së Atlasit” janë të nevojshme më shumë se kurrë.
Komente
Nuk ka ende komente