Gjithë dashnorët e natës

1,000 L

SKU: 9789928824103 Kategoria

Fujuko Irie është korrektore e jashtme në mes të të tri dhjetave të saj. Punon dhe jeton vetëm në një qytet ku nuk është e lehtë të krijosh marrëdhënie të reja, ka pak kontakt me njerëz të tjerë përveç redaktores së saj, Hixhirit, një grua në të njëjtën moshë, por me një natyrë tjetër. Kur një ditë Fujuko ndalon në një rrugë në Tokio dhe vëren reflektimin e vetes në xhamin e një vitrine, ajo sheh një grua të zbehtë, të ngathët, pa shpirt, të cilës i ka munguar forca për të ndryshuar jetën e saj dhe vendos të bëjë diçka për këtë. Megjithatë, teksa ndodh ky ndryshim i vonuar, dalin në sipërfaqe episode të dhembshme nga e kaluara e Fujukos dhe sjellja e saj rrëshqet gjithnjë e më shumë përtej zbehjes. Gjithë dashnorët e natës është i mprehtë dhe i thellë, argëtues dhe tërheqës; do t’i bëjë lexuesit të qeshin dhe do t’i bëjë të qajnë, por gjithashtu do t’u kujtojë, ashtu siç të kujtojnë vetëm librat e mirë, se ndonjëherë dhembja ia vien.

Shtëpia Botuese

Onufri

Numri i faqeve

239

Autori

Mieko Kawakami

Komente

Nuk ka ende komente