Lena, deti dhe unë

800 L

Në këtë roman të dytë të serisë, që mund të lexohet edhe më vete, autorja e mirënjohur, Maria Parr, kthehet në Gjirin Matildvik me një histori për Lenën, detin dhe Trilin.

SKU: 9789928292834 Kategoria

Kush e ka lexuar librin Aventurat e Lenës dhe Trilit, mezi pret të dëgjojë për këto dy personazhe kaq simpatike, për miqësinë e tyre, për aventurat në det, për varkën që ndërtojnë dhe sidomos për një vajzë nga Holanda, e sapoardhur në shkollën e tyre. Trili dhe Lena tashmë janë më të rritur, por ata sërish nuk rrinë një ditë rehat, çdo ditë aventura – që shpesh kthehen në telashe – duke përfshirë fundosjen e dy trapeve lundruese që ndërtojnë, ngritjen e flamurit në gjysmë shtize, ndjekjen e kursit të muzikës, që e urrejnë të dy. Por nuk mbaron me kaq. Ardhja e trajnerit të ri për skuadrën e futbollit e vë në dyshim karrierën prej portieri të Lenës 12-vjeçare. Ndërkaq, Trili po mendon se si t’i bëjë përshtypje Birgitës së bukur… Ndërsa shokët e ngushtë përballen me emocionet e reja, një gjë është e sigurt: ata nuk dorëzohen, jo, derisa Lena është aty!

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

262

Autori

 Maria Parr

Komente

Nuk ka ende komente