Sekreti i vilës Alba

1,200 L

Sicili, 1968. Vetëm disa muaj pasi një tërmet i fuqishëm shkatërron qytetin malor të Gibelinës, Encoja dhe gruaja e tij, Irena Borgata, po kthehen në rezidencën familjare, në Vilën Alba, mes rrugëve të shkretuara të një qyteti fantazmë. Kur u prishet makina, Encoja e lë të shoqen dhe shkon të kërkojë ndihmë, por kur kthehet nuk ka asnjë gjurmë të Irenës. Asnjë trup, asnjë shenjë përleshjeje, asgjë.

SKU: 9789928338952 Kategoria

Sicili, 1968. Vetëm disa muaj pasi një tërmet i fuqishëm shkatërron qytetin malor të Gibelinës, Encoja dhe gruaja e tij, Irena Borgata, po kthehen në rezidencën familjare, në Vilën Alba, mes rrugëve të shkretuara të një qyteti fantazmë. Kur u prishet makina, Encoja e lë të shoqen dhe shkon të kërkojë ndihmë, por kur kthehet nuk ka asnjë gjurmë të Irenës. Asnjë trup, asnjë shenjë përleshjeje, asgjë. 2003. Milo Konti është një gazetar investigativ i pasionuar pas ngjarjeve të vërteta kriminale. Kur ai kthen vëmendjen te historia e zhdukjes së Irena Borgatës dhe akuzon të shoqin e saj për vrasje, vajza e Encos, Madi, i kërkon shoqes së fëmijërisë, detektives së tërhequr nga detyra, Ejprëll Kobejnit, ta ndihmojë të vërtetojë pafajësinë e të atit. Ato që zbulon Ejprëlli janë histori të errëta; takime mafiozësh, tradhti, identitete të rreme, hidhërim dhe dashuri të forta. Teksa bota fillon e mbyllet ngadalë në klaustrofobinë e Vilës Alba dhe shtëpia fillon të tregojë sekretet e saj, do të dëshironte vallë familja Borgata të mos i kishte kërkuar kurrë ndihmë Ejprëllit? Çfarë ka ndodhur vërtet me gruan e zhdukur të Enco Borgatës?

Shtëpia Botuese

Living

Numri i faqeve

408

Autori

Louise Douglas

Komente

Nuk ka ende komente