Mos kujtoni se do të shpëtoni nga librat

1,000 L

Dhurata e përsosur për adhuruesit e librit: dy nga mendjet e ndritura të botës bëjnë një bisedë të këndshme me plot ide për të ardhmen e librit në epokën digjitale dhe vendosin se LIBRI është këtu për të qëndruar.

SKU: 9789928816184 Kategoria

Shkenca e lumtur: rrallëherë shprehja niçeane ka qenë kaq e përshtatshme për një libër… një libër për librat! Nga papirusi te mediat elektronike, ne udhëtojmë nëpër dy mijë vjet histori të librit përmes një diskutimi që është sa erudit aq edhe argëtues, i kulturuar e personal, filozofik e anekdotik, kureshtndjellës dhe plot shije. Kalojmë nëpër kohë dhe vende të ndryshme; takojmë njerëz të vërtetë krahas personazheve të trilluara; gjejmë lëvdimin e budallallëkut, analizën e pasionit të koleksionistit, arsyet pse një epokë e caktuar gjeneron kryevepra, mënyrën se si funksionon kujtesa dhe klasifikimin e një biblioteke. Ne mësojmë pse “pulave iu desh një shekull për të mësuar të mos kalonin rrugën” dhe cila është arsyeja pse “njohjen e së shkuarës ua detyrojmë budallenjve, idiotëve ose kundërshtarëve”. Me pak fjalë, shijojmë “hovin letrar” të dy njerëzve pasionantë, që na tërheqin në vorbullën e tyre entuziaste, në të cilën çdo ide të befason, të huton, por sidomos të mëson. Në këto kohë të obskurantizmit galopant, është ndoshta nderimi më i mirë që mund t’i bëhet kulturës dhe antidoti më efektiv ndaj zhgënjimit”.

Shtëpia Botuese

Dituria

Numri i faqeve

278

Autori

Jean – Claude Carriere, Umberto Eco

Komente

Nuk ka ende komente