Dhe pas disa ditësh erdhën bojaxhiu, dekoruesi, pastruesi dhe tapicieri për të pastruar banesën e fëlliqur; dëgjohej çekiçi, shkundnin, pastronin, kruanin, por nëna ishte e kënaqur: ajo thoshte se tani i erdhi fundi çrregullimit atje karshi nesh. Vetëm se ty, edhe gjatë mbartjes, nuk të pashë dot; të gjitha këto punë i mbikqyrte shërbëtori yt, ai shërbëtor zotërinjsh, i shkurtër, serioz, me flokë të thinjur, i cili kujdesej për gjithçka, me qetësi e zotësi.
Letra e nje te panjohure
500 L
Krijimtaria e Stefan Cvajgut është shumë e larmishme, sepse edhe interesat e tij kulturorë ishin të jashtëzakonshëm. Ai përktheu mjaft duke u dhënë lexuesve të gjuhës gjermane poetë e prozatorë të njohur. Studioi dhe shkroi një mori monografish për personalitete të shquara të letërsisë, artit dhe shkencës.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Botimet Kokona |
---|---|
Numri i faqeve | 100 |
Autori | Stefan Cvajg |
Komente
Nuk ka ende komente