Europa tronditet nga Lufta e Dytë Botërore, qindra mijëra hebrenj kërkojnë strehim nga furia naziste në ato pak vende që janë ende neutrale. Kur Bashkimi Sovjetik pushton Lituaninë, refugjatët që kishin gjetur azil atje e që nuk kishin më asnjë mundësi shpëtimi, u mblodhën masivisht në portat e konsullatave të ndryshme, me shpresën për të marrë një vizë. Në atë vit, holandezi Jan Zvartendajku, drejtor i degës së Philipsit në Lituani, emërohet konsull nderi në Kaunas, kryeqyteti i vendit. Po çfarë nënkuptonte saktësisht për një biznesmen të bëhej konsull nderi? “Pothuajse asgjë,” i thanë. “Ndoshta do t’ju duhet të nënshkruani disa copa letre.” Por falë tij mijëra hebrenj gjetën shpëtimin. Ai nënshkroi vizat për largimin e tyre dhe garantoi hapjen e rrugës së fundit drejt lirisë: hekurudha transiberiane për në Japoni dhe më pas Curaçao, një ishull holandez në Karaibe. Dhjetë ditë e dhjetë net aktiviteti të ethshëm për të përfunduar një mision që më vonë ra në harresë të çuditshme, por që u siguroi lirinë më shumë se tetë mijë hebrenjve.
Të Drejtët
1,500 L
Duke gjurmuar në burime të përpikta, me përkushtim dhe dëshmi të drejtpërdrejta nga familjet e të mbijetuarve, Jan Brokkeni rrëfen me hollësi një nga operacionet më të jashtëzakonshme të shpëtimit në histori, duke rindërtuar me një prozë dinamike e magnetike dhjetë ditët që Jan Zvartendajku pati në dispozicion për të shpëtuar sa më shumë jetë.
Përshkrim
Informacion shtesë
Shtëpia Botuese | Dituria |
---|---|
Numri i faqeve | 495 |
Autori | Jan Brokken |
Komente
Nuk ka ende komente