Krahu i katërt (Fourth wing)

1,600 L

‘Krahu i katërt”është një nga librat më të vlerësuar në ditët tona nga Amazon, Barnes & Nobles dhe bashkesia më e madhe e lexuesve në të gjithë botën, Goodreads. Hyni në botën elitare të luftës mes kalorësve të dragonjve, nga autorja bestseller Rebecca Yarros.

SKU: 9789928006233 Kategoria

• Përshtatje për televizion, nga Amazon Studios • Libri i katërt më i mirë i vitit në Amazon • Libri më i mirë i vitit 2023, nga Apple • Libri fantazi më i mirë i vitit, nga Barnes & Noble • Gjysmëfinalist i çmimit Goodreads Njëzetvjeçarja Violetë Sorengeill duhej të hynte në Kuadratin e Shkruesve, me një jetë të qetë mes librave e historisë. Por gjeneralja që komandonte, nëna e saj e ashpër, e urdhëroi vajzën të hynte mes qindra kandidatëve që synonin të bëheshin elita e Navarrës: ajo e kalorësve të dragonjve. Por, kur je më i vogël se të tjerët dhe me trup të dobët, vdekja ndodhet vetëm një hap larg… sepse dragonjtë nuk shoqërohen me njerëzit “e brishtë”. Por i djegin. Meqë kishte më pak dragonj se konkurrentë, shumë prej tyre donin ta hiqnin qafe Violetën për të rritur mundësitë e veta për sukses. Të tjerë donin ta vrisnin si ndëshkim për nënën e saj të pushtetshme që aq fort i trembeshin, përfshi dhe Ksaden Rajorsonin, kalorësin më të fuqishëm dhe të pamëshirshëm të Kuadratit të Kalorësve. Prandaj, i duheshin përpjekje dhe durim i madh për të mbetur gjallë deri mëngjesin tjetër. Çdo ditë që kalonte, lufta bëhej më e egër, masat mbrojtëse të mbretërisë po binin një e nga një dhe vdekjet po shtoheshin. Si për ta rënduar gjendjen, Violeta nisi të dyshonte se udhëheqësit fshihnin një sekret të tmerrshëm. Miqtë, armiqtë, të dashurit. Të gjithë dukej se kishin agjendat e veta në akademinë ushtarake të Basgiathit sepse, kur hyje aty, kishte vetëm dy rrugë për të dalë: ose i diplomuar, ose i vdekur. Seria Empyrean: Libri 1: FOURTH WING Libri 2: IRON FLAME * * * “Një histori që të mban pezull, tërheqëse dhe jashtëzakonisht zbavitëse. Ky libër i parë i serisë nga autorja Yarros do t’i mrekullojë lexuesit me aventurat romantike e plot fantazi.” – Booklist “Fourth Wing” do t’ju bëjë t’ju rrahë zemra fort, nga fillimi deri në fund… një histori fantastike si kjo nuk e keni lexuar kurrë më parë.” – Autorja bestseller e New York Times, Jennifer L. Armentrout

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

Numri i faqeve

688

Autori

Rebecca Yarros

Komente

Nuk ka ende komente