E fshehta e shërbëtores

1,200 L

Vjen vëllimi i dytë i serisë ”Shërbëtorja” i Frieda McFadden, – një fenomen global i booktok-ut dhe një bestseller absolut edhe mes lexuesve në Shqiperi, – hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Bota Shqiptare.

SKU: 9789928006264 Kategoria

Mos hyr në dhomën e gjumit të mysafirëve. – Në fytyrën e Dagllas Garrikut bie një hije e zymtë kur ai prek derën me majat e gishtave. – Ime shoqe… është shumë e sëmurë. – Ndërsa ai vazhdon të më tregojë apartamentin fantastik mbi tarracë, kam një ndjesi tmerruese për gruan prapa dyerve të mbyllura. Por nuk mund të rrezikoj humbjen e kësaj pune; jo, po të dua të vazhdoj të ruaj të fshehtën time më të errët… Është e vështirë të gjej një punëdhënës që nuk më pyet shumë për të kaluarën time. Prandaj falënderoj yllin tim fatsjellës që Garrikët, si për mrekulli, më pajtojnë për të pastruar apartamentin e tyre fantastik prej nga shikohet i gjithë qyteti dhe për të përgatitur ushqime të shijshme në kuzhinën e tyre plot dritë. Mund të punoj ca kohë këtu pa rënë në sy, përderisa më paguajnë mirë. Shtëpia është pothuajse e përsosur. Por nuk e kam takuar ende zonjën Garrik dhe nuk kam arritur të hedh një sy brenda dhomës së gjumit të mysafirëve. Jam e sigurt që e dëgjoj duke qarë. Kur mbledh rrobat e palara, shikoj pikat e gjakut në jakën e këmishës së saj të bardhë të natës. Dhe një ditë nuk e mbaj dot veten e trokas te dera. Kur hapet ngadalë, ajo që shikoj brenda ndryshon gjithçka… Është ai çasti kur bëj një premtim. E kam bërë edhe më parë një gjë të tillë. Mund ta mbroj zonjën Garrik pa zbuluar të fshehtat e mia. Dagllas Garriku ka gabuar. Do të paguajë për gabimin. Çështja shtrohet vetëm se deri ku jam e gatshme të shkoj… REVIEWS “O Zot! TË HEQ TRURIN! Sa më pëlqeu ky roman!… O Zot, kthesa që të mbajnë të mbërthyer!… E përpiva me një frymë!… Roman që të mban frymën pezull deri sa e mbaron!” – Goodreads reviewer “Absolutisht tërheqës!… Fantastik… Kthesa e mbylljes ishte E PAPARË dhe ishte hera e parë kur kam lexuar një triller që kam thirrur ‘joooooooo’ me zë aq të lartë sa burri më pyeti i shqetësuar çfarë kishte ndodhur!… I shkëlqyer… E rekomandoj fort.” – Goodreads reviewer “O Zot i madh… Freida McFadden është MBRETËRESHA e temave të papritura… Të papritura pas të papriturash!… Më rrëmbeu qysh në çastin e parë!… aq sa nuk e lëshoja dot nga dora!… Kishte çaste kur më ikte fryma… Shijova çdo sekondë të leximit!” – Goodreads reviewer “OH, PO!… Fluturova mes faqeve si lakuriqi i natës kur del nga ferri. Shumë, shumë i bukur! Më pëlqeu absolutisht çdo sekondë e leximit!… Do t’ju fusë në shtigje të tilla që do të hutoheni e do të thërrisni: Ç’dreqin po ndodh kështu?!” – Goodreads reviewer

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

Numri i faqeve

376

Autori

Frieda McFadden

Komente

Nuk ka ende komente