Lusien Rollinsi është bosi truphajthëm që kërkon të hakmerret. Me synimin që të fshijë shenjën e të atit nga emri i familjes, ai mendon çdo minutë si të tërheqë fijet e të ndërtojë një perandori të pashkatërrueshme. Sa më shumë para dhe pushtet të grumbullojë, aq më i mbrojtur është nga rreziqet.
Me përjashtim të rastit kur rreziku vjen nga bibliotekarja trupimtë e qytetit të vogël, e cila e bën të mos e zërë gjumi natën…
Sloanë Uolltoni është vajza çamarroke e vendosur që të vazhdojë luftën e të atit për drejtësi. Luftë që do ta fillojë sapo zbulon çfarë bën për familjen e saj njeriu që ajo urren. Të penguar nga një e fshehtë e errët e së kaluarës dhe nga mospëlqimi i tanishëm për njëri-tjetrin, Sloana i beson Lusienit vetëm deri aty sa të hedhë krahëve pallton e tij.
Kur grindja shndërrohet rastësisht në lojë joshjeje seksuale, asnjë prej tyre nuk pendohet nga nata e zjarrtë e kaluar së bashku. Me t’u ndezur ai zjarr, duket e pamundur të shuhet më. Por gjendja duket pa rrugëdalje për këta dashnorë-armiq, sepse Sloana është gati të krijojë familje kurse Lusieni as që do të dëgjojë për idenë e martesës e të fëmijëve.
Burrat e këqij i prishin gratë. Ky është besimi i Lusienit që ai e ka vërtetuar mbi shpinën e tij dhe që nuk e lë të provojë shansin me Sloanën. Do të pranonte më parë që të jetonte i vetmuar se sa ta vinte atë në rrezik. Por pastaj mëson se qëndrimi larg saj do të thotë ta lërë atë të pambrojtur nga të tjera rreziqe.
Është hera e dytë që ai e përzë Sloanën me vrazhdësi nga jeta e tij. Ajo nuk ka ndërmend t’i japë një shans të tretë dhe atij do t’i duhet ta krijojë vetë atë.
Vlerësime nga lexuesit për Lucy Score
‘Çaste të ndjera, me të qeshura e lot që më bënë të mos doja ta lëshoja nga dora këtë libër.’
‘Uh… më ra të fiktë.’
‘Më pëlqen absolutisht seria e Nokemautit. I meriton të gjitha lavdërimet!’
‘Personazhet e Lucy-t kanë aq shumë thellësi, mjediset janë kaq të gjalla dhe emocionet janë kaq të prekshme.’
‘Lucy Score, të lutem mos rresht kurrë së shkruari histori dashurie!’
‘Një roman vërtet përthithës me plot të qeshura, personazhe të mrekullueshme, ndjenja të fuqishme dhe që të mban pezull.’
‘Ky libër i ka të gjitha.’
‘Lexohet me një frymë dhe nuk të bëhet ta lëshosh nga dora.’
Komente
Nuk ka ende komente