Enver Hoxha

1,500 L

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t’i transformuar ngjarjet, për t’i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

SKU: 9789995639358 Kategoria

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t’i transformuar ngjarjet, për t’i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë. Madje, ndryshe nga shumë diktatorë të tjerë, ai jo vetëm e shoqëroi trukimin e historisë me eliminimin e dëshmitarëve dhe të njerëzve që kishte pasur afër, atyre që nuk do t’ia pranonin trillet, por e nisi këtë eliminim dhe trukim shumë herët, jo kur u ngjit në piedestal, as kur u bë njeriu më i fortë i vendit. Ai i nisi trukimet dhe eliminimet që në vitet e para të karrierës së tij në Partinë Komuniste të Shqipërisë, që kur ishte ende ilegal, ende në kërkim dhe ende pa e pasur pushtetin që arriti ta ketë më pas. Pas viteve ’90 dëshira për ta treguar historinë e Enver Hoxhës dhe të karrierës së tij ashtu siç ishte, reale, shpesh i zhyti rrëfimtarët në kurthin e kalimit të cakut, të denigrimit pa shkak dhe të memuaristikës së diktuar nga zhvillimet e ditës. Enver Hoxhën u orvatën ta zhdukin nga çdo piedestal, duke nisur nga pyetjet bazike: A kishte qenë ai realisht komunist? A kishte qenë ai i pari i Partisë apo e kishte uzurpuar Partinë që mori pushtetin në dorë?

Shtëpia Botuese

UET Press

Numri i faqeve

398

Autori

Blendi Fevziu

Komente

Nuk ka ende komente