Mjaft humbëm kohë me llogaritjet e koklavitura të kalorive që marrim çdo ditë!
Mjaft ramë pre e ndjenjave të fajit!
Mjaft ndoqëm thashethemet për dietologjinë, duke kaluar nga një dietë e pagjasë në tjetrën!
Nuk ekziston një dietë universale që sjell të njëjtat rezultate tek të gjithë. Pikësëpari, duhet të mësojmë të njohim nevojat e vërteta të trupit tonë dhe më pas të ndjekim regjimin ushqimor më të përshtatshëm.
Përmbajtja e këtij libri nuk synon të zëvendësojë mendimin profesional të mjekut. Mbetet në dëshirën e lexuesit të përdorë informacionet e përcjella në këtë tekst. Autori dhe botuesi nuk mbajnë asnjë përgjegjësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë që rrjedh nga përdorimi ose zbatimi i çdolloj udhëzimi që përmban ky libër. Rekomandohet të këshilloheni me mjekun tuaj për çdo problem specifik përpara se të bëni një zgjedhje të re ushqimore.
Komente
Nuk ka ende komente