Zotërimi i aftësive të rralla, mund të jetë fat… ose disfatë… Në rastin e shëronjëses së re, Martës, e cila mund të shërojë edhe me një prekje të dorës dhe është e aftë të parashikojë ngjarje të rëndësishme për vete dhe për kombin, dhuntia e saj do ta detyrojë të largohet nga kështjella në minutën e fundit. Ajo do të bashkohet me një grup kolonësh të nisur drejt Saksonisë së sotme, një zone ende e pashkelur asokohe.
Kolonët udhëhiqen nga Kristiani, kalorësi fisnik që magjepset nga bukuria dhe brishtësia e Martës dhe kthehet në njeriun e vetëm që mund të ndryshojë fatin e saj. Por urtësia dhe dhuntia e shëronjëses tërheqin edhe vëmendjen e Randolfit, armikut të përbetuar të Kristianit në oborr. Të dy do të ndeshen për pushtet dhe pasion,për drejtësi dhe nder.
Komente
Nuk ka ende komente